Minatorët e Bulqizës në protesta, kërkojnë rrogën e 13-të
Moskalimi i rrogës së 13-të ka rikthyer protestat e minatorëve në Bulqizë. Pikërisht në prag të festave të fundvitit, atëherë dhe kur shpenzimet e qyetarëve janë dhe më të mëdha, kompania ACR nuk ka bërë shpërndarjen e pagës së 13-për punëtorët e saj, e parashikuar kjo në kontratën e punës.Minatorët shprehen se sipas kontratës me ACR, rroga e 13-duhet të kalonte ditën e sotme, ndërkaq që deri në këto momente nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Në të tilla kushte ata paralajmërojnë se nese nuk fillon shpërndarja e rrogës do bojkotojnë kromin dhe do bllokojnë pusin.“Do bojkotojmë kromin dhe do bllokojmë pusin nëse nuk marrim rrogën e 13-të. Jemi të revoltuar, pa rrogën e 13-të nuk kemi me se ta kalojmë vitin e ri”-theksojnë minatorët.Nga ana e ACR ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.