Dogji shtëpinë e gjyshërve, gjykata e Korçës lë në burg 22-vjeçarin

Gjykata e Korcës ka lënë në burg të riun, i cili vetëm 4 ditë më parë i vuri zjarrin banesës së gjyshërve. 22-vjeçari, Ervis Abeshi, ka marrë masën e sigurisë arrest me burg nga togat e zeza në sencën e sotme gjyqësore kundrejt tij.Të mërkurën Abeshi dogji banesën e gjyshërve pas një sherri për pronën, po që fatmirësisht nuk pati të të plagosur, vetëm dëme materiale.Ngjarja u shënua në fshatin Ormen të Korçës ku sipas policisë, i riu Ervis Abeshi, ka hedhur benzinë në banesën e gjyshit, Vasfi Muçollari dhe më pas i ka vënë zjarrin.Si pasojë janë djegur një dhomë më të gjitha orenditë, ndërsa janë shkaktuar dhe dëme të tjera materiale.Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë në kohë zjarrin, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera të banesës. Në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person në banesë.