Prioritetet e KLSH-së për 2013, Leskaj: Do rrisim kapacitetet arbitruese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2012, 16:36
Rritja e kapaciteteve audituese është e nevojshme për të luftuar apo parandaluar korrupsionit.Kreu i Kontrollit të lartë të Shtetit Bujar Leskaj në fjalën e mbajtur në konferencën vjetore me temë "87 vite KLSH në 100 vite shtet shqiptar" deklaroi se po i kushtohet shumë vëmendje përgatitjes së audituesve në mënyrë që paratë e qytetarëve shqiptarë të shpenzohen në mënyrë të drejtë.Gjatë Konferencës u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes KLSH dhe Agjensisë së Prokurimit Publik, Departamentit të Administratës Publike, Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe Institutit "G&G Group" me synim thellimin e luftës ndaj korrupsionit.