Aksident në Fier, makina përplas motoçikletën, humb jetën 77-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2012, 15:45
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kthesën e Jagodinës në fshatin Marinz, ku një automjet ka përplasur një motocikletë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motocikletës Ramiz Çepele, 77 vjeç.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të automjetit të aksidentit, Adriatik Metçupaj. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik, që i kushtoi jetën të moshuarit.