Moti i keq, vonesa në mbërritjen e dy trageteve të linjës Bari-Durrës

Reshjet e shiut dhe stuhia që ka prekur vendin gjate natës ka sjelle nje sere problemesh ne portet e vendit. Sipas te dhenave te para mesohet se ne portin e Durresit reshjet e shumta dhe forca e madhe e dallgeve kane shkaktuar vonesa ne mberritjen e trageteve nga Italia.Dy tragetet e linjës Bari-Durrës, të nisura nga shteti fqinj drejt vendit tonë duhet të mbërrinin mëngjesin e sotëm, por pritet të arrijnë pasdite në Durrës, kjo për shkak se dy tragetet me pasagjerë janë nisur me vonesë nga porti i Barit për shkak të motit të keq.Ndërkaq në portin e Durrësit zbresin çdo ditë rreth 3500 pasagjerë, fluks ky i shtuar për shkak të festave të fundvitit.