Ekstradohet nga Belgjika mjeku, Feizaj ishte dënuar për mjekim të pakujdeshëm

Ekstradohet nga Belgjika, ish-mjeku i QSUT-së i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana u bë i mundur krye ekstradimi nga Belgjika, drejt vendit tonë, i shtetasit Nuredin Feizaj, vjeç 53, lindur në Përmet.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në 2010 e ka dënuar me 3 vjet 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale të "Mjekimit të pakujdesshëmdhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.I ekstraduari Nuredin Feizaj, më datën 08.04.2007, ka qenë duke ushtruar detyrën e mjekut në urgjencën e QSUT Tiranë, kur shtetasja Rakela V., ka shkuar në gjendje të rëndë në shërbimin e toksikologjisë, për të marrë kujdesin e duhur mjeksor.Vetëm pak minuta pas largimit nga spitali, kjo shtetase është ndjerë përsëri keq dhe e kanë kthyer sërish në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka gjetur vdekjen. Gjatë gjykimit, nga akti i ekspertimit dhe ekspertët e thirrur në gjykim, ka rezultuar se kësaj shtetaseje nuk i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjeksore, dhe nuk është treguar kujdesi i duhur.Shtetasi Nuredin Feizaj është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone në Oudenarde, Belgjikë. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.