Furgoni përplas biçikletën në Fier, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kthesën e Patosit, ku një furgon me targa FR 6864 C ka përplasur një bicikletë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i bicikletës.Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është shtetasi N.Samatica, 60 vjec, ndërsa kanë bërë ndalimin e menjëhershëm të drejtuesit të furgonit Marjus Shehaj. Blutë e Fierit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.