Vasili: Mallrat e shportës, jo vetëm nuk janë rritur por në disa raste janë ulur

Çmimet e mallrave të shportës jo vetëm që nuk kanë pësuar rritje gjatë festave të fundvitit por kanë pësuar edhe ulje.  Ky ka qenë konstatimi i zv/Kryetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili pas inspektimit  në tregun ushqimor tek "Qyteti i Nxënësve" nga ku premtoi se Bashkia e Tiranws se do vazhdojnë monitorime të rrepta, deri në ditën e fundit të festave.“Sot, verifikuam një tjetër treg shumë të rëndësishëm, një nga tregjet më të rëndësishme të Tiranës, në mënyrë të veçantë për artikujt që përbëjnë edhe bazën e artikujve themelorë të një familjeje, atë që ne kemi quajtur tradicionalisht “artikujt e shportës”, si miell, vaj, sheqer, oriz etj dhe konstatojmë me kënaqësi që çmimet janë nën kontroll të plotë, madje ashtu sikurse ju patët mundësi të ndiqni vetë, në mënyrë spontane, disa artikuj të rëndësishëm, në mënyrë të veçantë sheqeri, konsum i cili njihet tashmë apo vaji, mielli tashmë kanë pësuar ulje. Situata paraqitet në kontroll të plotë, shumë pozitive dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim, po me të njëjtin intensitet deri në fund. Gjithashtu, edhe për tregjet e tjera, tregu tjetër i rëndësishëm tek “Uzina Dinamo”, i cili tregton me shumicë në sasira shumë të mëdha artikuj vendi, artikuj kryesorë bujqësorë, çmimet vazhdojnë që të jenë pa asnjë ndryshim dhe kjo është një gjë shumë pozitive dhe u duhet komunikuar të gjithë qytetarëve shqiptarë” tha Vasili.Ndwrkohë për të qëndruar sa më pranë personave nw nevojw edhe në festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës ka shpërndarë pako ushqimore për 700 familje, gra kryefamiljare, familje rome, egjiptiane, pensionistë në të gjithw Tiranën. Nga ku vetëm për familjet e drejtuara nga gratë kryefamiljare në nevojë  nwnkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku ka shpërndarë më shumë se 200 pako.Në të njëjtwn kohë mbi 90 vogëlushë  të çerdhes 56 në kryeqytet i janë gëzuar festave të fundvitit me dhuratat e  marra nga nwnkryetari i bashkisë së Tiranës Petrit Pasili.