Aksidentohet automjeti i shefit i qarkullimit të Lezhës, plagoset lehtë Marjan Laca

Aksidentohet me automjetin e tij shefi i qarkullimit të Lezhës, Marjan Laca. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku automjeti në të cilin udhëtonte Laca ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe si pasojë ka mbetur i plagosur  lehte.Shefi i qarkullimit të Lezhës është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpuarja e gomes gjate levizjes me mjet dhe per pasoje mjeti ka dale nga rruga, duke rene ne kanal.