Kompania ALEAT nuk do të punojë më datën 31 dhjetor, do kryejë inventar

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike do të jetë e mbyllur të hënën, në datën 31 dhjetor.Sipas njoftimit, në këtë ditë kjo kompani nuk do të kryejë asnjë procedurë për pajisjen e shtetasve me karta identiteti apo pasaporta biometrike, pasi do të kryejë inventarizimin vjetor.Gjithashtu mësohet se kompania ALEAT do të rinisë punën ditën e enjte, më datë 3 janar 2013.