Hapet ekspozita për çmimin e konkursit Onufri

Shqipëria është vend shumë kompleks dhe të jesh artist do shumë force ..me pak fjalë duhet të jesh Luan për të sfiduar realitetin.Kështu paraqitet situata aktuale e artistëve shqiptarë nga syri i italianit  Daniele Capra i cili është  përzgjedhur  kurator i edicionit të XIX të konkursit të përvitshëm  Onufri. Ekspozita  me titull "Ndoshta të ëndërrosh" vë në garë 8 artistë të përzgjedhur sipas veçantisë dhe mënyrës konceptualë të temeve.Nga 35 artistë në konkurim u përzgjodhën 8 prej tyre. Artistët pjesëmarrës  janë: Luçjan Bedeni, Yllka Gjollesha, Genti Korini, Mariana Kostandini, Remijon Pronja, Alketa Ramaj, Violana Murataj, Arjan Shehaj. Çmimet e konkursit "Onufri" do të shpallen në fund të janarit, ndërsa ekspozita do të qendrojë e hapur deri në muajin shkurt.