Kuvendi i PD-së në Devoll, Bode: PD-ja do fitojë zgjedhjet
Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se Partia Demokratike do arrijë një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet 2013.Gjatë kuvendit të Partisë Demokratike në Devoll, ministri dhe njëherësh edhe sekretari I përgjithshëm i PD-së Bode theksoi se mazhoranca është e vendosur në alternativën e saj qeverisëse ndërsa shtoi se modeli ekonomik i taksave të ulëta është modeli që kërkon integrimin.“PD ka fituar se është alternative e progresit, fitorja në 2013-ën në Devoll do të vijojë të thellohet. Kriza ekonomike goditi partnerët tanë kryesorë dhe 2012 foli për një rënie të thellë të dytë. Përballë këtyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare u implikua, uli ritmet e saj . Sot dëshmojmë se jemi të vendosur në alternativën tonë, në modelin e taksave të ulta. Alternativa jonë, modeli ndaj njeriut të punës, modeli që kërkon integrimin e vendit. Modeli ynë është vital dhe opozita nuk mund ta mohojë” tha Bode.Ministri shtoi ndër të tjera se, Shqipëria renditet në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik. “Modeli ynë prodhon rritje ekonomike dhe krijuam mirëqënie edhe gjatë krizës. Këtë e dëshmojnë raportet dhe statistikat e FMN, BE dhe institucioneve të tjera ndërombëtare” shtoi Bode.