KQZ pritet të miratojë aktin për rritjen e shpërblimeve të komisionerëve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë sot projekt-aktin për shtesat e pagave të 59 punonjësve të këtij institucioni.Sipas relacionit të admnistratës së KQZ thuhet se miratimi i strukturës organike dhe struktura e pagave të punonjësve të administratës së KQZ-së, sjell ndryshime minimale në rritjen e numrit organik të punonjësve të administratës së KQZ-së (nga 55 punonjës në 59 punonjës), në suprimimin e vendeve të punës kryesisht të punonjësve mbështetës, si dhe shoqërohen me efekte financiarë të strukturës së pagave të tyre.Një tjetër pikë e rëndësishme që do të shyrtohet sot ka të bëjë me shpërblimet e rreth 40 mijë komisionerëve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Në zgjedhjet e mëparshme për organet e qeverisjes vendore 2011, kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së është paguar me 65 mijë lekë, antarët dhe sekretari i KZAZ-së me 60 mijë lekë, kryetari i KQV-së është paguar me 4 mijë lekë, anëtarët dhe sekretari i KQV-së me 3 mijë e 500 lekë, anëtarët e grupeve të numërimit me 6 mijë lekë. E njëjta masë shpërblimi është parashikuar edhe për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 qershor 2013", thuhet në relacionin e admnistratës së KQZ.Gjithashtu, KQZ-ja do të shqyrtojë sot edhe projekt-udhëzimin: “Për miratimin e rregullave të veçanta për kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile (RKGJC) dhe në sistemin elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV)”.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hequr nga rendi i ditës të shqyrtimit të Projekt-vendimit: “Për miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e KQZ-së” dhe të Projekt-vendimit: “Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave të punonjësve të administratës së KQZ-së”.Kjo pas kërkesës së përfaqësuesit të PD-së në KQZ, Njazi Kosovarasti për t`i shtyrë këto projekt-vendime deri në mbledhjen më të afërt të komisionit.