PS vijon me akuzat për pasurinë e familjarëve të kryeministrit
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj familjes së kryeministrit Berisha, por kësaj radhe duke zgjeruar më tej rrethin familjar.Në një konferencë për shtyp, deputeti Taulant Balla, deklaroi se ka edhe anëtarë të tjerë të familjes Berisha që janë miliarderë.“Sot, do u tregojmë shqiptarëve të ardhurat e të afërmve të tjerë të kryeministrit. Daja i fëmijëve të Saliut zotëron pasuri përrallore, ndërsa mbesa e Liri Berishës, Elvana Hana, ka vënë mënjanë pasuri disa miliardëshe. Çdo anëtar i familjes së Saliut është miliarder. Si ka mundësi që shqiptarët e thjeshtë janë në krizë, ndërsa familja Berisha ka vënë shuma marramendëse mënjanë? Saliu t’i japë përgjigje shqiptarëve se cilat janë bizneset që kanë kërkuar konsulencën e Argitës dhe ndërmjetësinë e Shkëlzenit” theksoi Balla.Deputeti socialist Balla kërkoi edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit duke theksuar se Berisha duhet të marrë përsipër përgjegjësinë ligjore dhe të dorëhiqet për t’i hapur rrugën hetimit tyë plotë.