Vdekja e 7 vjeçares në Durrës, Tavo: Janë pezulluar dy shefa të spitalit

Shefja e shërbimit të laboratrit Etleva Myshketa dhe shefja e shërbimit të pediatisë Ira Lila janë shkarkuar urgjentisht nga detyra nga Ministria e Shëndetwsisw pas vdjekes së 7-vjeçares Arsela Vladi.E mitura ka ndërruar jetë në shërbimin e pediatrisë në QSUT ku ka ardhur në gjendje të rënduar shëndetësore. 7-vjeçarja ishte me diabet dhe ka qënë e shtruar në spitalin e Durrësit që nga data 24 dhjetor.Nëna e të miturës akuzoi bluzat e bardha për ngelizhencë dhe për shkak se nuk i kanë bërë për 2 mijë lekë një analizë diabeti në laboratorinë e këtij spitali. Madje kanë injektuar serumë me glukozë sepse mjekët e kanë trajtuar pacinten si të ishte në gjendje gripale. Në fazën e një diabeti akut, e mitura ka ndërruar jetë brenda pak orëve në QSUT.Nga kjo ngjarje tragjike, Ministria e shëndetësisë ka ngritur menjëherë 2 grupe hetimi; një në Durrës dhe një në QSUT nga ku u urdhërua edhe shkarkimi i shefave të shërbimit dhe ka nisur hetimin për mjekun roje.“Kam pezulluar nga detyra shefin e Pediatrisë Durrës dhe shefin e Laboratorit. U informova për ngjarjen nga pediatria e QSUT-së dhe kam grupe inspektimi në spitalin e Durrësit dhe QSUT" u shpreh Tavo.Në spitalin e Durrësit, mbërritën menjëherë autoritet e ministrisë së shëndetësisë të cilët panë nga afër hetimet mbi këtë ngjarje tragjike. Për shkak të neglizhencës dhe gabimit të mjekëve ky është rasti i dytë brenda 1 muaji ku të miturit ndërrojnë jetë në spital.Vendimin Ministri i shëndetësisë e komunikoj gjatë prezantimi të bilancit vjetor të kësaj ministri ku rendur sukseset e 2012 dhe duke vendosur prioritet për 2013 ku shërbimi spitalor pritet të jetë kryefjala e investimeve nga ky institucion."Gjatë këtij viti ka pasur një sërë arritjesh si përmirësimi i legjislacionit, miratimi i ligjit të ri të shëndetit mendor, ligji për sigurimet shëndetësore që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Gjithashtu kemi pasur sukses në parandalimin e sëmundjeve infective dhe përmirësim të dukshëm në kujdesin prenatal etj” tha Tavo.