Festat e fundvitit, vijon fluksi në dogana
Vijon fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe përmes pikës doganore të Kapshticës por edhe të vizitorë të ndryshëm të cilët hyjnë në vendin tonë përmes doganës së Qafë Thanës.Sipas informacioneve nga policia kufitare e Kapshticës mësohet se në 24 orët e fundit, kanë hyrë 2588 shtetas shqiptarë si dhe 746 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 1816 persona dhe 558 automjete.Gjithashtu sipas policisë kufitare të Kapshticës kanë hyrë në territorin shqiptar 233 shtetas të huaj dhe 152 automjete ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 514 të huaj dhe 195 automjete të huaja.Sipas informacioneve më të fundit nuk konstatohen rradhë në pikën doganore të Kapshticës por vetëm fluks të emigrantëve të cilët kthehen për të festuar festat e fundvitit.Ndërkohë mësohet se fluks ka pasur edhe në doganën e Qafë Thanës. Sipas informacioneve në këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 409 shtetas shqiptarë dhe 167 automjete ndërsa kanë dalë 467 shtetas shqiptarë dhe 163 automjete.Gjithashtu mësohet se kanë hyrë në territorin shqiptar 499 shtetas të huaj dhe 207 automjete ndërsa kanë dalë 514 shtetas të huaj dhe 195 automjete.