Përmet, vidhnin kapakët e pusetave, prangosen 2 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 10:45
Dy persona janë arrestuar nga policia e Përmetit pasi akuzohen për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Gjergji Delilaj, dhe Enkelejd Bega nga 36 vjeç të cilët akuzohen e kanë vjedhur kapakët metalikë të pusetave në qytetin e Këlcyrës në Përmet.Në momentin e ndalimit, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë dhe janë munduar të largohen me vrap por janë prangosur menjëherë nga policia.Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes , kryer në bashkëpunim ", dhe "Kundërshtim të punonjësit të Policisë".