Pogradec, vetëvritet me armë zjarri 45-vjeçari

Vetëvritet me armë zjarri një person në Pogradec. Ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm disa minuta më parë në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit, ku është vetëvrarë me armën e gjahut në banesën e tij shtetasi me iniciale Gj.Dh, 45 vjeç.Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethaneve në të cilat ka ndodhur vrasja si dhe shkaqet që e kanë cuar 45 vjecarin në ndërmarrjen e aktit të rëndë.