Sherri për pronën, nipi “u vë flakën” gjyshërve të tij
Një sherr i lindur për shkak të pronës ka bërë që një i ri ti vërë flakën shtëpisë së gjyshit të tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Ormen të Korcës ku sipas policisë, i riu Ervis Abeshi, 22 vjeç ka hedhur benzinë në banesën e gjyshit, Vasfi Mucollari dhe më pas i ka vënë zjarrin.Si pasojë është djegur kuzhina me të gjitha orenditë, ndërsa janë shkaktuar dhe dëme të tjera materiale. Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë në kohë zjarrin duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera të banesës, ndërsa në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person në banesë.Ndërkaq policia e Korcës dyshon se zjarri u vu nga i riu Abeshi pas një sherri që ka pasur me gjyshin për një cështe prone, ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të të riut, i cili provokoi një incident që mund të sillte pasoja tragjike për familjarët e tij.