Fëmijët e pediatrisë festojnë Krishtlindjet në spital

Festat, gëzimin më të madh e përcjellin tek fëmijët. Por jo gjithmonë ata kanë mundësi të festojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre. Kjo ndodh edhe me fëmijët e shtruar në spital që për arsye të ndryshme nuk do e ndjejnë të plotë atmosferën e fundvitit.Por që të mos ndjehen jashtë gëzimit që sjell festa është menduar edhe për fëmijët që Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve do i kalojnë në pavionet e Pediatrisë. Trupa e Teatrit të Kukullave është zhvendosur në dhomën e spitalit, duke argëtuar fëmijët me pjesën "Princesha Teutë".Kjo shfaqe përjashtuar anës argëtuese, qëllim të saj kishte edhe njohjen e fëmijëve me traditën, kulturën, muzikën e zakonet tona.Në përfundim të shfaqes bashkë me argëtimin, fëmijëve buzëqeshjen ua dhanë edhe dhuratat e marra për këto virgjile festash. Me pakon në duar ata shprehin me fjalë gëzimin që u lexohet në sy.