Politika në një vit, Alibeaj: Kemi vepruar në interes të qytetarëve, opozita jo
Startoi me një prespektivë premtuese, devijoi gjatë rrugës dhe përfundimisht zeroi të gjithë punën njëvjecare me humbjen e statusit kandidat në BE. Kjo është kurba apo trajektorja e ulje-ngritjeve të zhvillimeve politike në vend, specifikisht roli i opozitës në jetën parlamentare e pare në analizën 1 vjecare te deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. I ftuar në intervistën e lajmeve të orës 20:00 në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Alibeaj e ndau në tre faza veprimtarinë politike përgjatë 2012, e që në gjykimin e tij dhe pse pati një nisje të mirë, sërish opozita nuk devijoi nga qasja e saj bllokuese, duke vepruar terësisht në kundërshtim me interesat e qytetarëve.“Do ta ndaja në tre faza, e para i përket veprimtarisë së politikës, asaj parlamentare e cila ishte një fazë ku u ulën tonet politike, u gjet gjuha e përbashkët pas dy apo tre vitesh dekonstruktizëm. Është për tu vlerësuar kontributi i opozitës në kalimin e një shumice ligjesh me 3/5, e cila shpejtoi ritmin e kërkesës dhe prespektivës për marrjen e statusit. Faza e dytë është mesi i këtij viti, që kishte të bënte me sfidat e vendimarrjes së parlamentit me zgjedhjen e krerëve të disa institucioneve, si kreu i KLD, Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm. Sjellja e mazhorancës në këtë drejtim ka qenë në interes të publikut, e opozitës jo, të gjitha zgjedhjet tona ishin jopartiake. Faza e tretë është qasja në lidhje me kulmimin e marrjes së statusit kandidat, rezultati i të cilës dihet tashmë. Një fluks politik opozitar që ka treguar një lloj kompleksi persekutimi sa i përket proceseve elektorale” tha ai.Çdo lëvizje demografike e popullsisë që mund të sjellë rishpërndarjen e 4 mandateve të deputetëve, nuk është në dëm të socalistëve, por demokratëve, tha Alibeaj lidhur me modakordësinë PD-PS për rishpërndarje e numrit të deputetëve, e megjithatë ai shprehu vendosmërinë e selisë blu për ti shkuar deri në fund cështjes sado që nuk favorizohen prej saj."Për këdo i cili mund të ketë ndonjë kompleks të vogël persekutimi elektoral në këtë rast, ja pra që ku është zgjidhja. Mund të shkojnë në komunat përkatëse, të marrin të dhënat, të marrin informacion dhe mund ta ballafaqojnë me të dhënat që ka Drejtoria e Përgjithshme Civile dhe këtu zgjidhet gjithë historia. Nëse nuk do e zgjidhin për ndonjë tek, zgjidhja qëndron në Kolegjin Zgjedhor. Pa asnjë lloj mundësie të krijojë ngërçe politike", thotë Enkeled Alibeaj, deputet i PD.Sipas deputetit, ligjvenesit socialistë që kanë dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të lëvizjeve të popullsisë të shkojne t'i verifikojnë në bashkitë e komunat, pa rrezikuar vonesa të metejshme të procesit."Nëse do të ndodhë që zvogëlohet një mandat në qarkun e Beratit, ai mandat i ikën PD-së, nëse mund të ndodhë që për shkak të këtyre lëvizjeve të pakësohet numri i mandateve në qarkun Kukës, përsëri këtë mandat i ikën PD dhe shkojnë respektivisht ose në qarkun Durrës, ose në qarkun Tiranë, që nuk e dimë se kush e merr, për shkak të kapriçove të formulës. Që do të thotë si në njërin dhe në tjetrin rast të dëmtuar nga kjo histori është Partia Demokratike", deklaroi Alibeaj.I pyetur lidhur me ofertën e PD për zgjedhjet e ardhshme dhe mundësitë për koalicione ai u përgjigj:“Kjo është pak herët, do vijë koha që do të ofrohet kontrata e re e kësaj force për tu nënshkruar nga qytetarët. Ajo që dinë shqiptarët është që ne kemi ditur të japim premtime elektorale të arsyeshme pa asnjë lloj fryrje, u kemi dalë përballë atyre, u kemi treguar se kemi bërë të gjitha sforcat e kësaj mazhorance për aq sa fuqi kishte dhe për aq sa i takon këtij numri politik në Kuvend kemi bërë maksimumin. Ne skemi arrituR të realizojmë ato reforma që vareshin edhe nga opozita, ndoshta duhet të gjenim forma për të rrëmbyer edhe votën e opozitës. Gjithcka e kemi bërë, e kemi bërë në mënyrë transparente, në sytë e të gjithë shqiptarëve. Një mazhorancë që ka arritur të shikojë shqiptarin në sy, për të pranuar ato që s’ka mundur të bëjë, por edhe për të pasur kurajon të kërkojë një tjetër mandat nisur nga ato cfarë ka realizuar në këto dy mandate. Sot më shumë se kurrë ky vend është më europian. Koalicioni është funksional edhe në kundërshtitë e tij, megjithatë masa e besimit që do të marrin nga qytetari do të përcaktojnë dhe marrëdhëniet me qeverinë e ardhshme” tha deputeti Alibeaj.