Ishte dënuar me 1 vit burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri të shpallur në kërkim. Ariani Muzhaqi, 24 vjeç, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi gjykata e kishte dënuar atë me 1 vit burg për armëmbajtje pa leje.Po sipas policisë së Tiranës Muzhaqi akuzohet dhe për vepra të tjera penale, si vjedhja e banesave etj. Pas kryerjes së proceduarave materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.