Shoqata e arkitektëve kërkojnë marrëveshje me bashkinë e Tiranës

Kjo është koha kur qyteti i Tiranës ka një fluks mendimesh nga urbanistë dhe arkitektë në atë çka duhet të ndryshojë kryeqyteti, me ndërtesa moderne të një moshe që preferon ndryshimin.Plani urbanistik është miratuar dhe duhet të nisë zbatimi, ndërsa arkitektët dhe urbanistët thonë se duhet mendimi dhe eksperineca e tyre.Shoqata e arkitekteve thotë se duhet një marrëveshje mes tyre dhe bashkisë se Tiranës dhe për këtë grup strategjikë ka nisur diskutimet në një mbledhje të posaçme.Kryetari i shoqatës së arkitektëve, Agron Jano, tha se kjo shoqatë festoi 21 vjetorin e krijimit.Por realisht shoqata ka nevojë për më tepër përfshirje në nivel lokal e qëndror, në kryeqytet dhe me gjerë në kohën kur ndyshimet urbane janë të dukshme dhe lind nevoja për të patur një tjetër eksperiencë.