Sherr për pronën në Fier, plagos me sëpatë kushuririn

Rithehen konfkiktet për pronën, por fatmirësisht kësaj radhe nuk janë regjistruar viktima. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vreshtas, komuna Cakran, Fier, ku një person ka mbetur i plagosur pas konfliktit me një tjetër, për tokën.Arben Haxhiaj dhe Rauf Haxhiaj, 67 vjeç, të dy të një fisi, për shkak të një sipërfaqeje tokë janë përfshirë në një debat mes tyre, debat që më pas ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta, sëpatë, ku Arbeni ka goditur Raufin, pasi ky i fundit pretendonte se toka i takonte atij me ligj.67-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa ka lëshuar dhe urdhër-arrestin për autorin e plagosjes Arben Haxhiaj.