Amnistia zbraz paraburgimet, qindra të paraburgosur lanë qelitë

520 personat që përfituan nga amnistia që përfshiu burgjet shqiptare në 100 vjetorin e pavarësisë ka sjellë rezultatet e saj, duke ulur ndjeshëm numrin e personave në paraburgim apo edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit.Për drejtorin juridik të drejtorisë së burgje, Arben Tusha, amnistia ishte ndihmë mjaft e madhe për të ulur mbipopullimin kryesisht në ambjentet e paraburgimit.Megjithatë perveç amnistisë, situata e mbipopullimit është problematike në disa prej burgjeve shqiptarë. Ndërsa politikat e qeverisë do të fokusohen kryesisht në ndërtimin e ambjenteve të reja, po edhe shërbimi i provës do të japë ndikimin e tij.Aktualisht në 22 burgjet shqiptare vuajnë dënimin e tyre 4500 persona, ku 80 prej tyre janë gra.