Aksident i rëndë në Shkodër-Tiranë, automjeti përfundon në lumin Drin, nuk dihet fati i dy pasagjerëve

Një aksident i rende është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip Golf 4 me ngjyrë blu është rrëzuar në vendin e quajtur "Kthesa e Beltojës" në komunën Bërdicë të rrethit Shkodër, duke përfunduar në lumin Drin.Policia bëri të ditur se ditën e martë, rreth ores 16.30, ka marrë njoftim se në rrugën nacionale Shkodër – Tiranë, pikerisht tek kthesa e Beltojës, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë në Lumin Drin një autoveturë tip Golf 4, me ngjyrë blu.Në këtë mjet udhëtonin shtetasit Alfons Kolndrekaj 20 vjec dhe Paskualino Kolndrekaj, 22 vjec. Efektivët konfirmojnë se të dy të rinjtë, banues në fshatin Stajkë, Komuna Bushat e Rrethit Shkodër ishin duke udhëtuar me automjetin që u rrëzua në lumë.“Sipas informacionit të marrë nga familjarët, këta shtetas janë parë duke udhëtuar me mjetin e lartpermendur rreth ores 03.00, te mëngjesit të ditës së sotme” - thuhet ne deklaraten e policise se Shkodres.Të njëjtat burime thanë se po punohet për gjetjen e mjetit me mjete lundruese. Në vendngjarje është dërguar dhe grupi hetimor, nderkohe qe kane mberritur edhe polumbaret nga kryeqyteti.