Çmimet në Tiranë nuk ndryshojnë, Bashkia vijon monitorimin në tregje

Bashkia e Tiranës siguron se çmimet do të vijojnë të mbeten normale në këtë periudhë festash. Në një inspektim të radhës në tregun Dinamo, zv. kryetari i Bashkisë, Petrit Vasili u shpreh se situata është nën kontroll dhe se çmimet do të monitorohen për të mos lejuar abuzimin ndaj konsumatorit.“I tërë grupi ynë i inspektimit, përfshirë këtu të gjithë komponentët që e përbëjnë do të veprojnë në këto pak ditë që kanë mbetur, deri në mbylljen e festave, me shumë ashpërsi për këdo që do të tentojë të ndërmarrë veprime të karakterit spekulativ dhe sigurisht që një veprim spekulativ me çmimin do të thotë edhe fshehje nga fitimet që krijohen dhe janë jashtë syve të publikut, ndaj edhe për këtë gjë do të veprohet shumë rreptë, duke sekuestruar edhe mallin e kujtdo që tenton të bëjë një veprim të tillë, pasi sigurisht kërkon të fshehë edhe fitimet, edhe paligjshmërinë e tyre” tha ai.Ndërkaq nëse çmimet do të lëvizin prej shitësve, në mbrojtje të qytetarit blerës do të aktivizohet tregu alternative, u shpreh Vasili.Çmimet e fruta-perimeve ndërkohë në tregun Dinamo qëndrojnë konstante, duke reflektuar vecse rritje në bazë të pakësimit të produkteve të stinës.