Vetëvritet një i mitur në Bulqizë, policia: Aksidentalisht

Një i mitur i ka dhëne fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qeramet të Bulqizës, ku një 15 vjecar është vetëvrarë me armë zjarri, pistoletë.Forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje bëjnë të ditur se 15 vjecari është vetëvrarë në mënyrë aksidentale me pistoletën teksa kulloste bagëtitë, armë të cilën sipas bluve të Bulqizës dyshohet se e kishte gjetur në kullotë. Ndërkaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.