Rrezikohen 15 pasagjerë, treni i linjës Tiranë-Shkodër del nga shinat e amortizuara

Amortizimi i shinave të hekurudhës për pak i ka kushtuar jetën 15 pasagjerëve të cilët po udhëtonin në trenin e linjës Tiranë-Shkodër.Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit Ishëm, ku treni ka dalë nga shinat si pasojë e amortizimit të traversave prej druri, të cilat janë tërësisht të kalbura.Pas daljes nga shinat të trenit pasagjerët kanë zbritur të alarmuar, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.Menjëherë në vendngjarje kane mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët të cilët do të bëjnë të mundur hetimin dhe zbardhjen e plotë të aksidenti, i cili për shkak të amortizimit mund të ishte kthyer në një tragjedi në këtë ditë Krishtlindjesh.