Sekuestrohet 24 kg kanabis sativa në Kakavijë, në pranga poseduesi i saj

Sekuestrohet lëndë narkotike në jug të vendit, në kufi me shtetin grek. Burime nga policia bëjnë me dije se është sekuestruar 24 kg kanabis sativa në Kakavijë, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj.Sipas bluve droga u sekuestrua në sarbatorin e automjetit tip Benz me targa AA 021 BH, ndrërsa u vu në pranga drejtuesi i mjetit Bilal Hoxha, 24 vjeç. Ndërkaq nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.