Vodhi bankën ku punonte, arrestohet për shpërdorim detyre

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Llazar Kazanxhi, 35 vjec, lindur e banues ne Durres.Arrestimi i tij u bë bazuar në ekzekutimin e vendimit gjyqësor të gjykatës së Durrësit , e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest ne burg", pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur nje total prej 510.000 euro, gjatë kohës kur ishte i punësuar ne degen e bankes Tirana Bank ne Durres.Materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durres per veprat penale te “vjedhjes se kryer duke shperdoruar detyren, vjedhjes së arkave të kursimit dhe fallsifikimit të dokumentave".