Ishte dënuar 13 vjet burg për drogë në Itali, arrestohet në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 10:16
Arrestohet një shtetas shqiptar i shumëkërkuar për llogari të drejtësisë italiane. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Nesti Deda, 41 vjeç për trafikim të lëndëve narkotike.Arrestimi i tij u bë pasi Deda është dënuar nga gjykata e Torinos me 13 vite burg për trafik droge. Sipas policisë 41-vjecari ka qenë i përfshirë në organizatat e trafikut të drogës në Itali. Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.