PDIU:Krishtlindjet të jenë nisje e një epoke të re

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.Përmes një mesazhi, PDIU uron që Krishtlidnjet të jenë nisja e një epoke të re.“Kjo ditë është dita e shpresës dhe e nisjes së një epoke të re për të gjithë besimtarët ortodoksë, katolikë apo protestantë të cilët kanë pritur mesazhin e Zotit. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dëshiron të urojë të gjithë besimtarët e krishterë por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri, simbole këto të ditëve të shenjta. Për shumë vjet Krishtlindjet!” thekson PDIU-ja.