Berisha: Muri i fundit bllokimit, do provohet si mur letre
Kryeministri Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve ndërsa ka vizituar edhe Katedralen e Shën Palit dhe atë ortodokse.Kryeministri Berisha ka theksuar në një prononcim për mediat se Krishtlindjet e tjera do t`i gjejnë shqiptarët më të bashkuar se kurrë dhe më afër Europës.Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa shigjetuar edhe opozitën e cila sipas tij ngriti murin e bllokimit për marrjen e statusit.“Këto Krishtlindje festohen në 100 vjetorin e Pavarësisë, ku ideali i bashkimit kombëtar erdhi më i fuqishëm se kurrë. Krishtlindjet e tjera do jemi më afër bashkimit kombëtar dhe idealeve evropiane. Ata që shembën kishën 60 vite më parëm ata mbetën në rrënojat e atyre mureve, vlerave nuk u reziston asnjë mur dhe ky muri i fundit i bllokimit do të provohet si një mur letre në kohërat që vijnë” tha Berisha.Kryeministri Berisha theksoi më tej se Krishtlindjet janë dita e mrekullisë së madhe për njerëzimin.“Është kënaqësi shumë e madhe të uroj sot nga zemra të gjithë besimtarët ortodoks shqiptarë, besimtarët e krishterë dhe besimtarët e zotit. Në kremtojmë sot një ditë të shenjtë e të bekuar, ditën e lindjes së Krishtit, burrit që me moralin e tij ndikoi në moralin e qytetërimit perëndimor dhe kjo është një ditë shprese e pashuar. Është ditë e mrekullisë së madhe në shumë aspekte sepse lindi burri që ndryshoi botën por edhe e mrekullisë tokësore" tha Berisha.Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen edhe kryepeshkopit Janullatos që bëri të mundur ndërtimin e Katedrales ortodokse në Tiranë."Unë u urova edhe kryepeshkopin Janullatos në këtë kishë madhështore në këtë katedrale e cila dekada më parë ishte e ndërtuar madhërishëm aty ku është sot hotel Tirana. Në memorin time ndër më të mëdha kishin e rrafshuan barbarisht bllokmenët hoxhist të cilët menduan se duke ndërtuar atje një hotel kish do të ishte në harresë. Sot kisha është më madhështore, sot kisha qëndron si një monument i fuqishëm i vlerave të mëdha hyjnore si një dëshmi që lufta me vlerat është një betejë fatalisht e humbur. Dua ti shpreh mirënjohjen e thellë, Imzot Janullatos cili ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakoshëm që nga gurët e kësaj katedrale deti tek kupola dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij i dhuruan kryeqyteti një nga monumentet më madhështore të kultit “Kishën e ringjalljes” shtoi Berisha.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u përcolli të gjithë besimtarëve të krishterë, urimet e saj për festën e Krishtlindjes.Gjatë vizitës në Katedralen ortodokse në Tiranë, kryeparlamentarja Topalli tha se Krishtlindjet janë një moment gëzimi dhe reflektimi për të gjithë.“Ky është një moment gëzimi, reflektimi, është një moment kur të gjithë duhet të përcjellim dashuri dhe paqe sepse ai ishte qëllimi i shërbyesit të njerëzimit. Uroj të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, të çdo besimi, se ne festat i kemi të përbashkëta” theksoi kryeparlamentarja.