Lushnjë, plagosi për pronën, arrestohet 55-vjecari

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një person për vrasje të mbetur në tentativë. 55-vjecari, Agim Hoxhaj 55 vjeç, është arrestuar nga efektivët e policisë pasi tentoi të vrasë me çifte shtetasin Q.K., 50 vjeç.Blutë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në Allprenaj, ku Hoxhaj ka lënë të plagosur Q.K pas një konflikti për pronën. Ndërkaq 50-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.