Platforma “mollë sherri” në Beograd, ndan Nikoliç me Daçiç

Platforma për Kosovën ka shërbyer si një mollë sherri në Beograd. Kjo platformë e hartuar në kabinetin e presidentit serb, Tomisllav Nikolliç, ka sjellë polemika mes Qeverisë dhe Presidencës.Edhe pse është paralajmëruar si dokument i përbashkët, platforma ka zbuluar se kabineti i Presidentit udhëhiqet nga dëshirat, ndërsa ai i Kryeministrit nga mundësitë.Surprizë të pakëndshme në Qeveri kanë shkaktuar dy qëndrime, me të cilat vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e deritanishme e Beogradit në bisedimet e nivelit të lartë me Prishtinën, nën ndërmjetësimin e Brukselit.Qëndrimet kërkojnë që të ndërpriten bisedimet teknike dhe të niset nga teza se asgjë nuk është e arritshme. Një gjë e tillë thuhet se mund të lëkundë gjithçka që është arritur deri më tani në bisedimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.Pika e diskutueshme e dokumentit për ndërprerjen e bisedimeve, megjithatë, thuhet se është ndryshuar. Këshilltari i Nikoliç, Marko Gjuriç, pas kritikave publike të Daçiç, ka deklaruar sërish se ajo pikë është nuk është hedhur poshtë. Daçiç pasi ka parë platformën, ka thënë se ai është tërhequr nga Politika e Milloshevicit që në vitin 2000.Sipas analistëve serb kjo mosmarrëveshje tregon se për pozicionin e vështirë të autoriteteve serbe, të cilat nuk mund të pranojnë publikisht humbjen e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojnë dialogun për të avancuar në procesin e integrimit.Analistët në Beograd thonë se është inkurajues fakti që Qeveria e Serbisë këmbëngul në pozicionin pro bisedimeve. Sipas tyre, kjo do të thotë se ajo nuk ka hequr dorë nga gadishmëria që ka shprehur për kompromis.Po, sido që të jetë, autoritetet serbe kanë marrë kritika të ashpra nga analistët ndërkombëtarë, në lidhje me platformën, e cila, pos tjerash parasheh autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.