BE, kundër platformës serbe për Kosovën
Bashkimi Europian ka hedhur poshtë platformën e Serbisë për Kosovën, duke theksuar konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së. Zyrtarët e Bashkimit Europian nuk kanë dhënë asnjë koment rreth Platformës së Serbisë për Kosovën , e cila parashikon autonomi për serbët, shuarjen e FSK-së si dhe krijimin e dy dhomave në Kuvendin e Kosovës.Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme në BE, Maja Kocijançiç, ka thënë se nuk ka ndonjë koment për platformën, ndërsa ka treguar se pozicioni i BE së është i prezantuar në konkluzionet e Këshillit të Ministrave."Unë nuk kam asnjë koment rreth platforms. Pozicioni i BE'së është i përcaktuar qartë në konkluzionet e Këshillit të 11 dhjetorit" ka thënë Kocijançiç.Në konkluzionet e BE'së nuk mbështete krijimi i institucioneve paralele me ato të Kosovës, ndërkohë që i kërkohet Prishtinës t'i trajtojë problemet e serbëve në Veri.BE ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t'i trajtojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e raporteve mes dy vendeve. Madje, është kërkuar edhe hartimi i një plani për Veriun nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Kosova ende nuk ka prezantuar ndonjë plan për atë pjesë të Kosovës, ndërsa Serbia i ka prezantuar diplomatëve të BE-së platformën e saj.Mediat në kosovë kanë publikuar Platformën e Serbisë, e cila parasheh që Serbia të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës nëpërmjet krijimit të institucioneve që nuk parashihen me Kushtetutën kosovare.Ndaj këtij propozimi ka reaguar Qeveria përmes Kryeministrit Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së Qeverisë. Ai ka thënë se ky dokument është vetëm pjesë e dëshirave të Beogradit, ndërsa zëvendëskryeministri I kosovës ka thënë se platforma më së shumti e ka sfiduar BE -në dhe shefen për politikë të jashtme në BE Catherine Ashton.