Kosovë, nis zbatimi i marrëveshjes për doganat
Sot në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinë, nis në praktikë zbatimi i marrëveshjes për taksat dhe pagesën e dogbanes.Lajmi është bërë i ditur nga shefi i ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviceviç i cili ka theksuar se kjo marrëveshje parashikon që mallrat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen.“Të gjitha mallrat, për të cilat nuk paguhet akciza, mund të hyjë pa doganë në veri të Kosovës, ashtu si dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë nëse ky mall është i destinuar të shkojë në veri të Kosovës”, ka thënë Paviceviç.Sipas qeverisë serbe, palët kanë rënë dakort që mallrat, të cilat hyjnë nga Serbia përmes dy pikave kufitare në veri të Kosovës dhe si destinacion kanë komunat veriore, nuk do të paguajnë doganë.Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk ka interpretuar detaje të marrëveshjes, por ka insistuar që Kosova do të mbetet me sistem unik doganor.