Rexhepi: S`është arritur marrëveshje për mosdoganimin e mallrave serbë
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës por edhe Doganat kanë reaguar ndaj deklaratave të palës serbe, të cilët kanë thënë se është arritur marrëveshja për mosdoganim të mallrave serbe të cilat hyjnë në pikën kufitare në Jarinjë.Grupi teknik përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit, pas kthimit nga Brukseli ka organizuar një konferencë për të qartësuar temat që janë diskutuar në Bruksel mes palës serbe, kosovare dhe BE-së.Fisnik Rexhepi, anëtar i këtij grupi ka thënë se deklaratat e palës serbe lidhur me marrëveshjen për rregullimin e sistemit doganor, duke thënë se është kërkuar një mirëkuptim vetëm gjatë periudhës së festave të fund vitit.Edhe drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica ka mohuar zërat se në pikën kufitare në Jarinë, nuk po doganohen mallrat serbe.Huruglica ka thënë se në Bruksel është biseduar edhe për çështjen e neglizhencës së autoriteteve serbe sa i përket infrastrukturës në pjesën serbe, pasi që sipas tij atje nuk ekzistojnë kushtet për zbatimin e marrëveshjes së IBM-së.Ndërkohë më 31 dhjetor të 2012 do të fillojë të zbatohet marrëveshja e IBM-së edhe në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë, ndërsa ne Mutivodë dhe Muqibabë, një gjë e tillë do të realizohet më 28 shkurt 2013.