Tiranë, kapet banda e C4, për 3 vjet shiti 100 kg, kishte gati dhe 96 të tjera

Tirane-  Brenda 3 vitesh kishin arritur të shisnin 100 kg eksploziv C4 dhe kishin gati për shitje dhe 96 kg eksploziv të po këtij lloji. Kjo sasi eksplozivi  do të përdorej për ngjarje të ndryshme kriminale.Ky ëstë aktiviteti i grupit kriminal që u arrestua mbrëmë gjatë një operacioni në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë, dhe për të cilën vetë drejtori i policisë së kryeqytetit Ardian Cipa doli  në një prononcim për median për të dhënë detajet e këtij operacioni.dinamiti-(Në foto eksplozivi C4 i sekuestruar nga policia)Në pranga kanë  rënë 4 persona, 3 banues në Tiranë dhe një në Krujë,  si pjesë e një grupi të  struktuaruar kriminal ndërsa sasia e sekuestruar është një nga sasitë më të mëdhaja të eksplozivit C4  që është arritur ndonjëherë të sekuestrohej në vendin tonë.“Falë një pune të mirëorganizuar  dhe hetimi  professional në kohë të shtrirë në një hapësirë kohore disa mujor  u arrit të goditej një grup kriminal i implikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndës eksplozive C4. Si rezultat i oporeacionit u arrit sekustrimi i një sasie të konsiderueshme eksploziv dhe arrestimi në flagrancë i katër personave, pjesë  e një grupi të  struktuaruar kriminal. Operacioni është finalizuar në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë në momentinn e shitblerjes së lëndës eskplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal."  tha Çipa.1(Në foto njëri prej personave të arrestuar) Të arrestuarit janë :Ilir Dhimo 36 vjeç banues në TiranëPëllumb Daci 46 vjec banues në KrujëEmil Taku, 27 vjec banues në TiranëArtur Çelo 40 vjec banues në TiranëKëta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë momentit të shithjes së lëndës eksplozive dhe gjatë ndërhyrjes  policore kanë tentuar të largohen për tiu shkangur arrestimit.Ja cfare u sekuestruaGjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Eksploziv plastik i llojit C4 96 kgFitil dhe donatorë 37 kgNdezësa të minave  3744 copëKapsolla detonatore  2927 copëKapsolla detonatore elektrike 387 copëKapsolla elektronike detonatore me trup bakri 101copëKuti plastike 501 copë, si dhe prova të tjeraNga 2011 deri tani grupi shiti 100 kg eksploziv C4 Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ky grup  kriminal ka shitur që prej 2011 e deri tani një sasi mbi 100 kg lëndë eksplozive C4 që mund të jetë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale në Tiranë dhe Krujë. Grupi kriminal ka qenë me një begraund të pasur.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe  dokumentinin e veprimtarisë së paligjshme të kryer më parë nga këta shtetas. Materialet do ti referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.Cipa i është përgjigjur interesit të gazetarëve për të shkuarën e të arrestuarve apo nëse ky grup kishte lidhje me shpërthimet në komisariatin e Fushë-Krujës,por pa dhënë detaje.Operacioni u zhvillua mbrëmë rreth orës 21:00 dhe vetëm sot në mesditë policia doli me një deklaratë. cipa-dhe-operacioni(Në foto Ardian Çipa dhe momenti nga operacioni në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë)Prokuroria: U kapen kur po realizonin shitjen Procedimi penal kishte nisur më 18 maj përProdhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit në sasi të mëdha” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278/5   i K.Penal.Sipas informacionit të policisë gjyqësore, M.C., dhe E.T., kryenin veprimtari kriminale në drejtim të mbajtjes dhe shitjes në sasi të mëdha, të lëndës plasëse të dyshuar e llojit C4 (tritol).  Për sqarimin e rrethanave prokuroria kishte përdorur metodat speciale të hetimit.Të hënën e 19 majit ata  mundësuar shitjen në Tiranë të 11 kg C4 të cilët  e dispononin,  por për momentin e parë nuk dihej vendi ku e mbanin të magazinuar.Po kështu ndërmjet tyre bashkëpunohej për gjetjen  e klientëve për shitblerjen e lëndës plasëse  me qëllim  përfitimi material.Gjatë  bisedave të zhvilluara ndërmjet tyre si dhe personave të tretë, është mundësuar gjetja e vendit dhe kapja në flagrancë gjatë shitjes së një sasie të konsiderueshme prej rreth 11 kg lëndë plasëse të dyshuar  C4. Në vijim  gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të dyshuarve, e një sasie tjetër e kësaj lënde prej rreth 96kg.Mbi këtë bazë është kryer arrestimi në flagrancë i katër shtetasve, shitësit shtetasve M.C., dhe E.T., dhe i dy bashkëpunëtorëve të tyre të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.