Gjirokastër, sekuestrohen 350 kg mariuanë Lazarati do shkonte në Itali

Një tjetër sasi droge sekuestruar nga policia e Gjirokastrës. 350 kg mariuanë e mbështjellë në 300 pako është sekuestruar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të koduar “Toareg”. Operacioni është zhvilluar mesnatën e 19 majit në aksin rrugor rural Gjirokastër-Golem. Makina pikërisht tip Toareg me targa AT 724 AY, ku ishte fshehur lënda narkotike u ndalua mbi fshatin Golem. Sipas policisë mariuana, e blerë në Lazarat dhe që kishte destinacion Italianë ishte mbështjellë në 300 pako me letër alumini.