PD: Rama bën drejtor të tatimeve, të dënuarin për vjedhje

Tiranë- Partia Demokratike denoncoi sot emërimin në krye të drejtorisë së tatimeve në Sarandë, të një personi të dënuar më parë për vjedhje. Kordinatorja për median e selisë blu, Silvi Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se drejtori i Tatimeve, Alket Qëndro, është i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez dhe i dënuar nga gjykata e Sarandës në vitin 2000.Sipas saj, ky është modeli që Kryeministri Rama ka për tatimet dhe shtetin, ku kriteri kryesor i përzgjedhjes është të jesh i dënuar nga drejtësia.DeklarataÇdo ditë po zbulohen margaritarët e rilindjes. Është e qartë se ka një rregull për tu bërë drejtor me Edi Ramën. Çdo i dënuar nga drejtësia për trafik droge, për vjedhje dhe shpërdorim detyre është i preferuari i Kryeministrit për të drejtuar zyrat e shtetit.Edi Rama ka emëruar drejtor të tatimeve të Sarandës, Alket Qëndron, i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez dhe i dënuar nga gjykata në vitin 2000. Këtu kemi kërkesën e Prokurorisë, këtu kemi dhe vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Sarandë.I akuzuari për vjedhje dhe i dënuar nga gjykata është shpërblyer tashmë me drejtimin e zyrës më të rëndësishme të Sarandës. Kumbari politik i të dënuarit dhe Kryeministri që e ka emëruar, këtë model ka për tatimet, për shtetin. Kjo është meritokracia e Edi Ramës, ky ëhstë kodi i tij etik.(Në foto: vendimi i Prokurorise)Kerkesa e Prokurorise(Në foto: vendimi i gjykates)Vendimi i Gjyk-faq1 Vendimi i Gjyk-faq2