Gjiganti kinez merr burimet kryesore të bakrit në Shqipëri
Tirane- Investitorët kinezë marrin burimet kryesore të bakrit në Shqipëri. Kompania kineze konsiderohet ndër më seriozet në botë në këtë fushë duke u përfshirë në klasifikim në pozicionin e 414 mes 500 kompanive më të mëdha.Kompania kineze Jiangxi Copper Corporation, ka blerë aksionet e kompanisë turke e cila kishte nën menaxhim minierat e bakrit në Shqipëri.Në këtë mënyrë Minierat e Bakrit në Munelle ,Lakrosh,Karma si dhe Fabrika e Pasurimit te Bakrit Fush-Arrez kalon nën administrim të kompanisë kineze.Investitorët kinezë janë rikthyer në Shqipëri pas një decade dhe pritet që të marrin përsëri në dorë sektorë strategjikë të ekonomisë sonë.Kalimi i minierave të bakrit në pronësinë e një kompanie kineze pritet që të ndikojë në përmirësimin e kushteve të punës por edhe në rritjen e performancës së nxjerrjes së këtij metali nga nëntoka shqiptare.Bakri është një ndër mineralet që zë një peshë kryesore përsa i përket eksporteve shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe Kinës.Rezervat kombëtare me këtë mineral përllogariten të jenë 32 milionë ton, ndërsa mesatarisht në Shqipëri nxirren 300 mijë ton në vit.. Sipas të dhënave doganore, në vitin 2013 eksportet e bakrit arritën në vlerën e 3 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar.Kjo situatë vjen si pasojë e rënies së çmimit të këtij minerali në bursta ndërkombëtare, por dhe e uljes së prodhimtarisë në vend. Sasia e eksportuar e bakrit krahasuar me një vit më parë ka qenë 17.7% më e ulët.sg/oranews online/