Asgjësohen 1780 kg drogë, BE: "Divjaka", të mos politizohet

Tiranë- Plot 1780 kg  kanabis sativa janë asgjësuar mesditën e sotme nga policia në sy të ambasadorëve ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë, si shenjë se policia po lufton trafikun e drogës.Ajo është shkatërruar,duke u djegur me urdhër të prokurorisë buzë lumit Erzen në periferi të Tiranës.Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kjo është një luftë  për të cilën policia ka mbështetjen  e ndërkombëtarëve.  Madje ai foli dhe për një plan strategjik të hartuar me partnerët ndërkombëtarë.Ministri thotë se policia ka në kontroll gjithë territorin vetëm se lufta kundër lëndëve narkotike nuk është e lehtë.Nga ana e tij zv/ambasadori i BE-së, Clive Rumbold, u shpreh se ufta ndaj narkotrafikut është një sfidë për Shqipërinë dhe faktor kyç për integrimin e saj në BE. Ndërsa sa i takon çështjes së avionit në Divjakë tha se ajo nuk duhet politizuar, por duhet të ketë një hetim të gjerë.Tahiri: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve"Kjo është procedura normale e punës së Policisë së Shtetit, por gjithashtu është dhe një moment për t’i rikujtuar publikut dhe kujtdo tjetër që nuk e ka kuptuar ende vendosmërinë tonë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike. Këtë e bëjmë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, për sa kohë kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe lufta kundër drogës është një fenomen që kapërcen kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë që siç i shini këtu me vetë prezencën e tyre konfirmojnë mbështjen për Policinë shqiptare, jemi mjaft të vendosur që të mos lejojmë më, situatat të cilat i gjetëm vitin e kaluar por që nuk do të pranojmë më të përsëriten.I pyetur a do të nisin procedime për drejtuesit vendorë që nuk japin informacion për parcelat e drogës?  Tahiri u përgjigj: "Jemi në fazën e reformimit të sistemit dhe mekanizmave sanksionues lidhur me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi duke e studiuar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kemi një plan veprimi strategjik në luftën kundër trafikut të drogës të cilin e kemi miratuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe po e zbatojmë. Kemi filluar me zbatimin, gjithçka keni parë gjatë kësaj kohe është pjesë e planit dhe jemi mjaft të vendosur për të parandaluar kultivimin dhe për të luftuar trafikun e drogës."Tahiri u shpreh se Policia ka kontroll mbi territorin por lufta kundër lëndëve narkotike nuk është e lehtë, presioni financiar dhe kriminal është i madh, por ne do të bëjmë më të mirën, të jeni të sigurt për këtë.BE: Çështja e avionit të mos politizohet Për zëvendësambasadorin e BE-së, Clive Rumbold "Lufta ndaj narkotrafikut është një sfidë për Shqipërinë"."Lufta kundër trafikut të drogës është një sfidë për Shqipërinë. Do jetë dhe një faktor kyç edhe për BE dhe gjitha shtetet anëtare, që do ndikojë edhe në vendimin e muajit qershor. Jemi të vendosur të mbështesim Shqipërinë në luftën ndaj krimit, përfshirë edhe drogën. Cdo ditë ne kemi ndjekur aksionin e policisë ndaj jemi dhe këtu  për ta ndjekur atë drejtëpërdrejtë.  Rasti i Divjakës nuk duhet politizuar, duhet një hetim më i gjerë.Trafiku  i drogës  shqiptare në Greqi dhe Itali?"Ne do ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e kësaj lufte."Sasia e lëndës narkotike e sekustruar gjatë operacioneve të ditëve të fundit u asgjësua mesditën e sotme nga Policia e shtetit në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, pranë Bërzhitës. Kjo me urdhër Prokurorit të Rrethit Gjirokastër, në zbatimin të 55 vendimeve të formës së prerë. Aksionin e ndoqën nga afër edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.Djegia e droges me ceremoniPër nga organizimi kjo ngjarje, ngjante si një ceremoni,pasi droga u dogj në praninë e thuajse të gjithë trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. I pari ka ardhur ambasadori amerikan Alexandër Arvizu,më pas homologët e tij europian të cilët u pritën nga ministri i Brendshmë Saimir Tahiri. Diplomatët e lartë panë nga afër shkatërrimin e lëndës narkotike,duke dhënë mesazhin se ata janë në krah të qeverisë në luftë kundër drogës.