Sezoni turistik në Vlorë, qyteti i mbuluar nga inertet dhe mbeturinat
Vlorë- Qytetet bregdetare çelën sezonin e ri turistik në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj. Nën atmosferën dhe vëmendjen më të vakët të pushtetit vendor dhe atij qëndror, edhe Vlora 10 ditë parë do të jepte startin.Po cila është panorama që ofron sot ky qytet për turistët, vendas apo të huaj. Pamjet flasin vetë. Ky qytet dhe pse një nga perlat e bregdetit shqiptar të ngjan më shumë me gërmadha lufte apo pasojat e mbetura nga tërmeti.Aksionet e INUK për prishjen e ndërtime pa leje preku dhe këtë qytet. Dhe pse u duk se kjo do ta çlironte nga betoni dhe ndërtimet si kërpurdhat, masivet e inerteve vazhdojnë të mbeten aty. Kamera e “Alarm” solli një vëzhgim përgjatë vijës bregdetare, ku krahas interteve mallet me mbeturina janë bërë zotër të qytetit.Qeveria mori një nisëm për të pastruar gjithë vijën bregdetare nga ndërtimet, por duket se aksioni mbeti në mes.Qytetarët për mikrofonin e “Alarm” ngrejnë dhe problemin e sistemit të ujërave të zeza, ndërsa shprehen pesimistë se situatë mund të ndryshojë për këtë sezon.Banorët e Vlorës flasin për “Alarm”“Vlora është një qytet që nuk është nevoja të bëj koment. Por në radhë të parë këtu nuk janë hequr ujërat e zeza, ka shumë punë për të bërë. Bën punimin me traktor të rërës, por ujërat e zeza…. Me llafe thonë shumë , por me vepra, do bëhen apo s’do bëhen”.“ Lidhur me intertet që janë hequr besoj se janë gati për tu përgatitur sezonin e ardhshëm, se këtë sezon besoj është e vështirë. Mund ta bëjmë plazhin në inerte, por duke pastruar plazhin ekzistues”.“ Vlora nuk është gati jo sot për turistët, por për 100 vjet. Shiko, asgjë, as pastrim as asgjë, asnjë masë nuk është marrë, turisti vetëm të shkojë udhës këtu”.