Tensione etnike në Shkup, shqiptari vret të riun maqedonas, digjen pronat e shqiptarëve
Maqedoni- Prej mbrëmjës se djeshme në kryeqytetin e Maqedonisë mbretëron situatë e tensionuar pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar.Incidenti tragjik ndodhi pasditen e 19 majit, kur pas një zënke i riu shqiptari vra me thikë 18-vjeçarin maqedonas Angel. P në lagjen "Gjorce Petrov"të Shkupit.Mediat maqedonase raportojnë se gjatë gjithë natës dhjetra maqedonas kanë protestuar në lagjen e banuar me shumicë shqiptare duke dëmtuar pronat e tyre por edhe duke bllokuar rrugën që të con drejt daljes në Shkup.Situata mbetet e tensionuar dhe policia vijon të patrullojë të gjithë zonën. pamjet që përcjellin mediat maqedonase, zhurnal. mk, ina tregojnë nën flakë dyqane e shtëpi në pronësi të shqiptarëve që jetojnë në lagjen "Gjorce Petrov".Protestuesit djegin e prishin pronat e shqiptarëveProtestuesit kanë thyer çdo gjë si dhe i kanë vënë flakën edhe një kazinoje dhe dy kafeneve të tjera, të cilat gjithashtu dyshohet se janë në pronësi të shqiptarëve. Protestuesit kanë sulmuar me gurë njësitet policore, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe një grua.Shqiptari pranoi vrasjen Sipas policisë dhe Ministrisë së Brendshme, 18-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga Naser E, i cili më pas është dorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen e 18-vjeçarit. Mësohet se shkak për vrasjen ka qenë një biçikletë e vjedhur. Sipas policisë vetëm 2 ditë më parë kishte festuar mbremjën e maturës, pasi kishte përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë.Ministria e Punëve të Brendshme lajmëroi se sot do të japë hollësi për incidentin dhe dhunën që ka përfshirë këtë pjesë të Shkupit, ku muajt e fundit incidentet mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk kanë munguar.Në vendngjarje ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit Sokol Mitrevski. Ndërsa qytetarët I kanë kërkuar që të mbyllë urën që lidh lagjen e Gjorçe Petrovit me fshatrat e Komunës së Sarajit, si Gërçeci, Lloka dhe Saraji.