Tajlandë, ushtria shpall gjendje të jashtëzakonshme
Tajlandë-Ushtria tajlandeze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të mbrojtur ligjin dhe rendin, duke dhënë edhe kompetenca të gjëra për të zbatuar vendimet e saj, në një kohë që vendi ndodhet në mes të një krize politike të vazhdueshme, por nuk e ka cilësuar këtë lëvizje si grusht shteti. Një zyrtar i qeverisë tha se ky vendim i ushtrisë nuk ishte konsultuar me qeverinë.Në fillim të këtij muaji një gjykatë urdhëroi kryeministrin, Yingluck Shinawatra, dhe disa ministra të qeverisë të dorëhiqeshin. Televizioni i drejtuar nga ushtria njoftoi se ligji ushtarak është imponuar për të rivendosur paqen dhe rendin.Deklarata u nënshkrua nga shefi i ushtrisë Prayuth Chan - Ocha, duke përmendur një ligj të vitit 1914 që e lejon atë të ndërhyjë gjatë kohës së krizës dhe që nga viti 1932, në vend është shpallur plot 11 herë gjendja e jashtëzakonshme.Mëngjesin e kësaj të marte, të gjitha rrugët në kryeqytetin Bangkok, janë bllokuar nga tanket ndërsa ushtria ka zaptuar të gjitha televizionet e radiot në vend, ndërsa urdhëroi censurë mbi median në interes të sigurisë kombëtare.Tajlanda është përballur me një luftë politike që pas largimit nga ushtria të Thaksin Shinawatra, vëllai i ish-kryeministres, me një grusht shteti në 2006.Protestat anti-qeveritare, që arritën kulmin edhe me dorëheqjen e kryeministres Shinawatra javën e shkuar, filluan në kryeqytetin tajlandez vitin e kaluar, me demonstruesit që bllokuan disa pjesë të qytetit.