Jetimët në protestë për statusin, Meta e Rama: Më shumë vëmendje e zgjidhje

Tirane-E kanë pritur me protesta por dhe me festime ditën e tyre jetimët në Shqipëri.Një grup i vogël jetimësh, (ndonëse binte shi) ishin vendosur para kuvendit për të kërkuar amendime në ligjin për statusin e jetimit.Ndërsa një grup tjetër ishte në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar premtimet e kryeministrit por dhe të kryetarit të Kuvendit për një të ardhme më të mirë.Jetimet është një kategori që përballet me mjaft vështirësi, papunësi dhe kushte ekstreme të jetesës.Jetimët në protestëAta marrin ndihmë  ekonomike vetëm 3 000 lekë në muaj një shumë e cila është e papërballueshme. Jetimet kanë paralajmëuar edhe grevë urie."Sa më parë do të kemi një ndryshim ligji. Por ndryshim ligji duke ardhur me zbatueshmëri, jo ndryshim ligji sa për të mbyllur gojën. Nëse ne nuk na jepet sa më parë në këto gjashtë muaj,nëse nuk kamasa drastike për tu strehuar këta fëmijë që rrinë rrugëve, neve do vazhdojmë të rrimë grevë uroe, do jemi grëvë urie derisa të vdesim këtu" thotë një protestues. " tha drejtuesi shoqatës" E Ardhmja Jonë", Alfred Muharremi i cili organizoi protestën.Jetimët në festëNë Pallatin e Kongreseve Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhen kërkoi më shumë vëmendje dhe zgjidhje.Megjithatë ai shprehu gadishmërinë e Kuvendit për të përmirësuar ligjet që do të zgjidhin problemet e tyre, por dhe të qeverisë për të ndihmuar këtë kategori.“Kërkohet më shumë vëmendje dhe zgjidhje. Sot ekziston një vullnet shumë më i madh, dëgjim shumë më i vëmendshëm dhe vullnet për të ndërtuar të gjitha politikat dhe për të përmirësuar legjislacionin që zgjidh problemet tuaja të cilat nuk mund të zgjidhen brenda një dite sepse nuk janë krijuar brenda një dite. Arsimi professional ju jep mundësi të mëdha për punësimin sot dhe neser, dhe jam i bindur që shumq prej jush do të jeni përfituesit kryesorë të këtyre politikave. " tha Meta.Edhe kryeministri Rama nga ana e tij premtoi angazhim."Ne jemi të vetëdishëm qoftë për situatën jo të lehtë në qendrat rezidenciale të jetimëve për të cilat ne do të bëjmë ç'është   e mundur që të kenë kushtet më të mira ,kushtet që duhet të kenë fëmijët jetim,  si gjithë  fëmijët e tjerë  nën kujdesin e shtetit. Por ne jemi të vetëdijshëm se nuk janë vetëm qëndrat, por janë dhe familjet me nënat kryefamiljare që   duhet të rrisin fëmijët jetim. Për këto nëna kryefamiljare ne angazhohemi sot këtu, për të çuar përpara idenë tonë, për të  pasur një politikë të veçantë mbështetjeje".Ndërsa në shtëpinë e fëmijes Zyber Hallulli komiteti i kulteve dhe ai mysliman bënë dhurata për 46 fëmijët e këtij insitucioni.