Fotolajm/ Aksident në Laprakë, makina përplas të moshuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2014, 09:22
Tirane- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Laprakës. Një makinë tip tip Benz C-Class me targa AA 045 HD përplasi një të moshuar i cili po kalonte rrugën pranë rrethrrotullimit të Doganës. Gazetari i Ora News Xhevahir Zhabina informon se në aksident u plagos 71-vjeçari i identifikuar me inicialet I.DI moshuari është dërguar në spital ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
