SHBA akuzon Kinën për spiunazh kibernetik, tensione mes dy qeverive

Kina ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Shtetet e Bashkuara kundër pesë zyrtarëve të asaj ushtarakë, të dyshuar për spiunazh kibernetik.Pekini ka thënë se nuk ka qenë kurrë i angazhuar në vjedhje kibernetike dhe se akuzat dëmtojnë bashkëpunimin midis dy vendeve.Ministria e Jashtme kineze ka thirrur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Pekin për sqarime.Prokurorët amerikanë kanë thënë se zyrtarët kinezë kanë vjedhur dokumente sekrete tregtare nga pesë kompani dhe një sindikatë e punës.Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka thënë se akuzat janë të parat të llojit të tillë kundër aktorëve shtetërorë dhe se duhet të shërbejnë si “zile alarmi”.Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kanë vjedhur të dhënat e kompanive amerikane të enegjisë bërthamore, kompanitë metalike dhe kompanitë e prodhimit të energjisë diellore.Pesë oficerë kinezë tani janë në listën e të kërkuarve të FBI-së. Ata janë Ëang Dong, i njohur gjithashtu si Jack Ëang ose Ugly Gorilla, Sun Kailiang, i identifikuar si një kapiten në Ushtrinë Popullore Çlirimtare, Ven Xinyu, Huang Zhenyu, dhe Gu Chunhui.Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar autoriteteve kineze të ndalin spiunazhin kibernetik kundër kompanive amerikane.Kina i denoncoi menjëherë akuzat si "të fabrikuara" dhe tha se ato do të minonin besimin mes të dy qeverive. Në shenjë proteste, Pekini tha se po anulon aktivitetet e një grupi pune kinezo-amerikan në fushën e internetit.Ndërsa analistët dyshojnë se Pekini do të bashkëpunojë me Uashingtonin për të ekstraduar pesë zyrtarët kinezë, ata janë dakord se aktakuza e djeshme ka një domethënie simbolike.